E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ky është shteti që kërcënon me burg ata që kthehen nga India

Australia kërcënon me burg këdo që hyn nga India.

 

Reklamë

Të gjithë ata që kanë qenë në Indi 14 ditët e fundit dhe tentojnë të hyjnë në Australi, duke mos iu bindur kështu urdhrit, do të dënohem me 5 vjet burg ose do të ndëshkohen me 66,600 dollarë gjobë.

 

Ndalimi i udhëtimit fillon zyrtarisht të hënën.

 

Ky vendim u mor bazuar në numrin e njerëzve që janë në karantinë, pasi u infektuan me koronavirus në Indi.

 

Aktualisht, numërohen rreth 9 mijë shtetas australianë në Indi që dëshirojnë të kthehen në Australi për shkak të situatës katastrofike në Indi të shkaktuar nga koronavirusi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë