Të gjithë kujdesen që në një nga ditët më të rëndësishme të jetës, atë të martesës, gjithçka të shkojë mirë e mundësisht të ketë sa më shumë detaje që do të ngelen gjatë në mendjen e njerëzve. Edhe princesha Diana ka bërë të njëjtën gjë…përfshirë edhe këpucët që kishte veshur sepse ato janë ndër gjërat më të rëndësishme.

 

Pak ditë pas 20 vjetorit të vdekjes së Princeshë Dianës, dizanjuesi i veshjeve të saj ka zbuluar mesazhin emocionues që Princesha kishte të fshehur në këpucët e saj të martesës me Princin Charles. Daily Mail raporton se në këpucët e princeshës, të krijuara këto nga këpucari i famshëm Clive Shilton, mbanin një dedikim për burrin e saj. Ajo kishte shkruar inicialet e saj dhe të tij, dhe në mes të shkronjave C dhe D, kishte edhe një zemër në mes. Këpucët e princeshës Diana kishin një takë të ulët dhe ishin të mbuluara me 132 perla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *