Hulumtimet kanë treguar se ekziston një frut i thatë që në fakt “godit” drejtpërdrejt qendrën e vetëkontrollit në tru dhe në këtë mënyrë na pengon të hamë ushqime dhe ëmbëlsira jo të shëndetshme.

Këto janë arrat, të cilat janë të pasura me yndyrna të dobishme, proteina, magnez, vitaminë B6 dhe vitaminë E dhe në të njëjtën kohë arrijnë të nxisin ndjenjën e ngopjes dhe të reduktojnë në mënyrë drastike dëshirat.

“Ne e dimë se arrat na bëjnë të ndihemi më të ngopur, por ishte befasuese për ne kur zbuluam se arra ndikon në aktivitetin e trurit kur ushqimi është para nesh dhe, si rrjedhojë, ndikon në zgjedhjet tona ushqimore dhe sa të uritur jemi,” tha Dr. Tamar Samuels, bashkëthemeluese e Culina Health dhe shton se arrat janë zgjedhja kryesore kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një fruti të thatë që do të japë efekte anti-inflamatore në trup./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *