Zbulohen detaje të reja në lidhje me masakrën në “Don Bosko”, ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosen katër persona.

 

Sipas burimeve, dyshohet se objektiv i atentatit ishte daja i viktimës, Edmond Crroj, i akuzuar në Itali për trafik drogë. Por nuk përjashtohen as nipërit e tij, pasi ka dyshime të forta se autorët e kanë ndjekur 41-vjeçarin dhe kanë pritur momentin kur ky i fundit të ishte së bashku me dy vëllezërit Çela.

 

Nga breshëria e kallashnikovit mbetën të plagosur edhe miku i Crroit 46-vjeçari Arben Dani  si dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç, i cili ishte klient i ulur në tavolinën ngjitur dhe nuk ka asnjë lidhje me të përfshirët e tjerë në ngjarje. Dani kishte ardhur nga Durrësi për të takuar Edmond Crroj.

 

4 të plagosurit Blerim Çela, Azbi Selimaj, Arben Dani dhe Edmond Crroj janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës. Në vendngjarje, policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë. Të gjitha kanë mbetur në makinën e autorëve.

 

Policia ka marrë në pyetje dy nga katër të plagosurit, që ndodhen në Spitalin e Traumës. Dëshmia e Arben Danit dhe Azbi Selimajt nuk i ka ndihmuar hetuesit për të identifikuar autorët. Ata kanë thënë se nuk kanë mundur të shohin asgjë kur janë përballur me breshërinë e plumbave.

 

3 autorët e dyshuar kanë ardhur nga spitali i Traumës drejt lokalit me një makinë tip “Mercedez Benz E-Class” me targa “AA 125 UK”, të vjedhura në Tiranë. Ata kanë qëlluar nga makina në lëvizje me breshëri kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Cela dhe personat e tjerë. Me pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *