Ngjarja e ditës së djeshme në Mal të Zi është një nga masakrat më të mëdha që ka ndodhur ndonjëher në vend.

 

11 persona mbetën të vdekur nga të shtëna me armë në Cetinjë, dy prej të cilëve fëmijë të mitur, dhe 6 të tjerë u plagosën, sipas policisë malazeze.

 

Të shtënat u shënuan të premten gjatë orëve të pasdites kur Vuk Boriloviq, 34-vjeç ka gjuajtur me armë zjarri dhe më pas është vrarë edhe vetë nga një fqinj i tij.

 

Sipas mediave të Malit të zi ky është autori i ngjarjes së rëndë:

 

 

Mediat e vendit fqinj, gjithashtu raportojnë se tragjedisë i parapriu një konflikt në familje ku dyshohet se 34-vjecari ka marrë armën dhe ka qëlluar familjarët, më pas ka dalë në rrugë duke qëlluar edhe fqinjët apo kalimtarët e rastit.

 

Deri më tani nuk dihet shkaku i konfliktit.

 

Të njohur të autorit të masakrës janë befasuar pa masë nga ngjarja pasi 34-vjeçari njihej si njeri paqësor pa konflikte me policinë apo banorët e zonës.

 

Ai ishte gjuetar dhe vrasja e shumfishtë u krye me një nga armët e tij të gjahut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *