E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KVV: Ecuria e procesit zgjedhor po përballet me sfida të shumta

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, ka publikuar dokumentin e titulluar “Qendrim Publik”, i cili ka për qëllim të sjellë një fotografi të plotë jo vetëm të ecurisë për përgatitjen e Zgjedhjeve të 18 Qershorit 2017, por edhe të dinamikave institucionale që e paraprinë apo po e shoqërojnë këtë proces.

 

Koalicioni i Vëzhguesve vendorë thekson se ecuria e procesit zgjedhor për Zgjedhjet e 18 Qershorit, po përballet me sfida të shumta institucionale-ligjore dhe të konfliktualitetit politik duke po rrezikuar vijueshmërinë institucionale të vendit.

 

Reklamë

Në raport, thuhet se një zhvillim kritik për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor është dhe bojkoti parlamentar dhe protesta e vazhdueshme e thirrur nga opozita , qëndrim ky që ka si kusht të vetëm për daljen nga situata krijimin e një qeverie tranzitore të ngarkuar për zhvillimin e zgjedhjeve.

 

Në këto rrethana, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i bën thirrje aktorëve politikë të ridimensionojnë, në frymën dialoguese, qëndrimet e tyre ndaj procesit zgjedhor të 18 Qershorit e reformës zgjedhore. Përdorja e të njëjtit kuadër ligjor përcaktoi se Zgjedhjet e 18 Qershorit, edhe një herë do të jenë një test i vullneteve politike apo institucionale dhe nuk do të jenë një mekanizëm ligjor i drejtë që i’u imponohet palëve garuese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë