Kuvendi ka votuar me 100 vota pro dhe dy kunder emrat e 27 kanidateve per komisionet e  vettingut gjate seances se jashtezakonshme te mbajtur rreth ores 16 te se shtunes.

 

Ne prag te ketij votimi kryeministri Edi Rama eshte përplasur me ish kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli për listat e gjyqtarëve e prokurorëve që përbëjnë komisionet e vettingut.

 

Deputetja e PD-së Jozefina Topalli deklaroi se nuk ka ndërmend të mbyllë legjislaturën e saj me miratimin e një liste gjyqtarësh  për komisionet e vettingut, duke përmendur edhe ish kryeprokuroren Ina Rama, si mik të kreut të qeverisë.

 

Ndërsa gjatë fjalës së tij kryeministri Rama deklaroi se ai është krenar që në këtë listë është edhe Ina Rama sikurse dhe Albana Shtylla.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *