E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kuvendi voton sot/ Meta mund të bëhet Presidenti i parë i Republikës i shkarkuar nga detyra

Kuvendi do të mbajë këtë të mërkurë seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta nga detyra.

 

Reklamë

Meta mund të bëhet Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

 

Nëse socialistët votojnë me shumicë votash pro shkarkimit, çështja i kalon Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si President.

 

Kjo është hera e dytë që një nismë e tillë shkon në Parlament, brenda dy vjetëve. Të parën, mazhoranca e ngriti pas dekretit të presidentit mbi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Ajo u kthye në një rezolutë të votuar me 100 vota pro në seancën e 13 qershorit të vitit 2019.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë