E enjte, 17 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Rajoni

Kuvendi voton qeverinë “Zaev” në Maqedoni

Votimit të qeverisë së Maqedonisë i parapriu një debat që zgjati për dy ditë mes deputetëve të shumicës së re dhe opozitës së ish-kryeministrit Gruevski. Përballë akuzave të kundërshtarëve politike kreu i LSDM, Zaev, paraqiti synimet kryesore te programit të tij qeverisës: rritja ekonomike dhe integrimi i vendit.

 

“Pushteti i kaluar kishte prirje albanofobe, radikal-nacionaliste dhe banditeske dhe prandaj ai pushtet ra. Unë dhe kabineti im do të punojmë për bashkimin dhe jo ndarjen e popullit, do të punojmë për jetë më të mirë, për kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet, për të ardhme më të mirë për të gjithë.”

 

Lideri i VMRO, Gruevski tha se qeveria e tij, nuk ka punuar kundër shqiptarëve, ndonëse përshëndeti faktin që Zaev dha garanci se nuk do të mbështesë Platformën e Tiranës.

 

“Qeveria ime nuk punoi kundër shqiptareve, por investoi në zonat e banuara prej tyre. Askush nga ne nuk luftonte që t’i pakësohen të drejtat shqiptarëve, pasi ata si në të shkruarën, edhe në të ardhmen do të kenë progres në përdorimin e gjuhës së tyre”.

 

Pavarësisht skepticizmit të ligjvënësve të opozitës për realizimin e premtimeve për investime, apo rritje ekonomike, qeveria e re ka nisur punën. Ministrat nisën të marrin detyrën nga paraardhësit, ndërsa së bashku me Zaev u pritën në një takim në presidencë edhe nga kreu i shtetit, Gjorgje Ivanov, i cili u uroi punë të mbarë.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video