Subscribe

Avdullah Hoti eshte kryeministri i ri i Kosoves.  Me shumice votash qeveria e re mori besimin e shumices se deputetëve ndersa ne salle ishin te pranishem 86 ligjevenes pasi vetevendosje e bojkotoi seancen.

Hoti paraqiti prioritetet gjate mandatit katervjecar, ku beri te qarte se do te jete ai i cili do te drejtoje dialogun Kosove-Serbi.

Prioritete te tjera te kabinetit qeverises, pjese e se ciles jane edhe AAK, Nisma  dhe komunitetet joshumicë, jane perballimi i pandemise dhe zhvillimi ekonomik.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi se nuk do te jete kurre pjese e pazareve.

KADRI VESELI

KRYETAR, PDK

Nuk jemi me VV-në. As nuk do të jemi me LDK-në. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë pazare me mua dhe me PDK-në për pushtet.

Kabineti i ri i Avdullah Hotit do të ketë 16 ministri dhe 4 zëvendëskryeministra, nje nga secila parti e koalicionit. LDK do të drejtoje 7 ministri, partia e Ramush Haradinajt 4,  nisma Social Demokrate 2, nga minoritetet 3 ku bie ne sy emri i kryetarit te listes serbe  Goran Rakic i cili do te ushtroje detyren e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit te Pushtetit Lokal.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përgëzuar deputetët për votimin e qeverisë, duke thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe qytetarët.

Seanca u drejtuar nga deputeti Kujtim Shala, pasi Vjosa Osmani ka refuzuar. Para se të fillonte seanca dhjetëra qytetare protestuan përpara parlamentit ne mbeshtetje te Levizjes Vetevendosje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *