Kuvendi ka votuar këtë të enjte me 96 vota pro Altin Binajn si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shkruan në “Twitter” pas vendimit se kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë.

“Parlamenti shqiptar ka votuar sot anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota, të mjaftueshme për ta zgjedhur atë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë”, shkruan Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *