Kuvendi i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha,  cili po mbahet në stadiumin “Air Albania” ka miratuar ndryshimet në statutin e PD.

 

Me ndryshimet në statutin e PD,  do te votohet nga delegatet shkarkimi i Lulzim Bashes si kryetar i partise.

 

Shkarkimi i Bashës do te kalojë fillimisht përmes një votimi të fshehtë mes 4900 delegatëve të pranishëm në Kuvend.

 

Po ashtu, përveç Lulzim Bashës, shkarkohen edhe nënkryetarët dhe sekretarët e zgjedhur nga ana e Bashës, Gazmend Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj.

 

Mirëpo Belind Këlliçi shkoi më tej  teksa njoftoi levizjen e rradhës që ka të bëjë me zhvillimin e referendumit në anëtarësinë e PD në gjithë Shqiperinë, në datën 18 dhjetor.

 

Referendum i cili do të miratojë ose jo shkarkimin e Lulzim Bashës nga Kuvendi i ditës së sotme. Madje për referendumin e të shtunës së ardhshme jane ngritur komisionet e votimit ne te gjitha deget e PD ne mbare vendin.

 

Referendumi do të mbahet në datën 18 dhjetor, pikërisht në ditën kur kreu i PD, Lulzim Basha ka thirrur Kuvendin tjetër te PD.

 

Një konfuzion total me demokrateve aq me teper qe Belind Kellici njoftoi se  Kuvendi i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka vendosur të anulojë edhe Kuvendin e thirrur më 18 dhjetor nga Basha.

 

Statuti i ri e bën të pavlefshëm Kuvendin Kombëtar të datës 18 të thërritur nga Lulzim Basha, duke sanksionuar që asnjë vendim tjetër i ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të statutit te ri, shfuqizohet automatikisht.

 

Ndërkohë më 22 Mars, mblidhet përsëri Kuvendi për të zgjedhur strukturat e reja te PD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *