E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 45 minuta më parë
Rajoni

Kuvendi shqyrton “ushtrinë” e Kosovës, Beogradi paralajmëron tensione

Members of the Kosovo Security Forces (KSF) stand guard during a ceremony in Pristina January 21, 2011. KSF today celebrated its second year of inauguration in an official ceremony where for the first time its members appeared armed. REUTERS/Hazir Reka (KOSOVO MILITARY - Tags: POLITICS MILITARY)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës shqyrton sot projektligjin për kthimin e FSK-së në ushtri.

 

Drafti në fjalë iu dorëzua kryeparlamentarit Kadri Veseli nga vetë Presidenti Hashim Thaci një ditë më parë, i cili deklaroi se ka ardhur koha dhe ekzistojnë të gjitha kapacitetet që Forca e Sigurisë së Kosovës të kthehet në Ushtri.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i palës serbe. Kryeministri serb është përplasur ashpër me presidentin Thaçi gjatë një bisede telefonike. Mësohet që Vucic të ketë thënë se formimi i ushtrisë do të sjellë paqëndrueshmëri në rajon.

Ndërsa ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç gjatë një konference për gazetarë ne Beograd tha se Serbia do të kundërshtojë formimin e Ushtrisë së Kosovës pasi që sipas tij kjo nuk është as në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë