Kuvendi ka shpallur vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të Vladimir Kristos. Kuvendi i bën thirrje të gjithë të interesuarve të aplikojnë për tu bërë pjesë e Gjykatës më të rëndësishme në vend.

 

Pak ditë me parë, edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, shpalli venet vakante për dy gjyqtarë, pas përfundimit të mandatit te Sokol Berberit dhe dorëheqjes së Besnik Imeraj. Aktualisht Gjykata Kushtetuese gjendet në një situatë të vështirë në funksionimin e saj. Nga 9 anëtarë, kushtetuesja ka 5 anëtarë me mandat të plotë, ndërkohë që gjyqtarja Vitore Tusha, edhe pse i ka përfunduar mandati, vijon të qëndrojë në detyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *