Subscribe

Nuk ka pritur aspak presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por pas rrëzimit të qeverisë në kuvend ka dekretuar shpërndarjen e Parlamentit. Ky është dekreti i kreut të shtetit për shpërndarjen e legjislaturës së pestë, që hyn në fuqi menjëherë.

 

Atij i parapriu votimi në kuvend i mocionit të mosbesimit të paraqitur nga opozita, që solli rënien e kabinetit Mustafa me 78 vota pro.

 

Votën pro e dhanë edhe deputetë të PDK, pjesë e koalicionit qeverisës, që edhe më herët kishin dhënë sinjale se do ta mbështesnin mocionin. Koalicioni me LDK-në praktikisht ka rënë.

 

Përpara votimit ne seance pati debate te forta ku kryeministri Mustafa tha para deputeteve se behet fjale per nje pamflet politik dhe tentative për te destabilizuar vendin.

sink

 

Por kreu i grupit parlamentar te partisë aleate te Mustafes ne koalicion, PDK-se, Zenun Pajaziti, e ka kritikuar kryeministrin se ne fjalën e tij është ndalur gjate ne arritjet e qeverise, duke mos përfaqësuar unitetin e koalicionit. Ndërsa kreu i grupit të LDK, Ismet Beqiri, tha se PDK shkeli marrëveshjen e koalicionit, pasi nje nga pikat ka qene mospërkrahja e mocioneve te opozitës.

 

Tashmë i mbetet presidentit Thaçi te shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme. Sipas kushtetutës ato duhet të shpallen brenda 10 ditëve dhe të mbahen brenda 45 ditëve.

 

Sipas mediave, që nga e enjtja Presidenti do të nisë konsultimet për datën me partitë parlamentare. Renia e qeverisë vendos në ngërç, çështjen e demarkacionit te kërkuar me ngulm nga ndërkombëtaret, ndërsa nuk dihet as fati i projektligjit për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *