Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit krahas befasive në rezultate kanë prodhuar një tjetër efekt: pastrimin e kuvendit nga gazetarët kandidatë për deputetë.

 

Përveç, politikanit Erion Braçes, me një përvojë të gjatë edhe në shtyp, i cili shënoi një sukses të madh si kryesuesi i listës në qarkun e Fierit nga Partia Socialiste, kandidatët e tjerë që kanë ardhur në politikë nga bota e media kanë mbetur jashtë legjislaturës së re.

 

Publicistit Prec Zogaj nuk i mjaftoi as vendi i katërt në listat e PD-së në Lezhë, pasi në këtë qark është mbyllur numërimi dhe mandatet janë ndarë në 3 PD, 3PS dhe 1 LSI.

 

Ndërsa gazetari dhe analisti Fitim Zekthi, nuk arriti të marrë një mandat në Elbasan edhe për shkak të pozicionimit në vendin e gjashtë në listë, në një qark ku PD mori vetëm tre mandate.

 

Ndër surprizat më të mëdha në këtë legjislaturë të re është dhe rreziku që kreu i “Libra”, Ben Blushi, një tjetër politikan me një begraund të gjerë në gazetari, të mbesë jashtë parlamentit.

 

Pa llogaritur që në këto zgjedhje, jashtë listave mbeti dhe gazetari Alfred Peza, i cili nuk u përfshi në radhët e kandidatëve të PS-së për shkak procesit hetimor që vijon ndaj tij për fshehjen e pasurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *