E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kuvendi, “ok” aeroportit të Vlorës

Qeveria mori autorizimin e kuvendit për të negociuar me koncosirium turk, i cili ka shfaqur interes për të ndërtuar aeroportin e Vlorës në zonën e Akërnisë.

 

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, u dhanë disa detaje të investimit.

 

Por ministri Gjiknuri preferoi të mos japë informacion lidhur me detajet financiare të konstratës, pasi e konsideroi atë konfidenciale e që mund të dëmtojë negociatat e mëtejshme.

 

Aktualisht nevoja për një aeroport të dytë në vend është e madhe pasi numri i pasagjerëve në Rinas ka arritur ne 2. 7 milionë në vit, ndërsa charterat për turizëm kanë njohur vetëm rritje.

 

Ministri dha garanci se oferta vjen nga kompani serioze.

 

Ajo çka i intereson shqiptarëve është ulja e çmimit të biletave të udhëtimit, ndaj një aeroport i dytë në vend teorikisht do të ndikojë  në lehtësimin e kostove. Por në rastin më të mirë në se ky projekt realizohet ai do të nisë operimin për të paktën 4 vite.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video