Subscribe

Kuvendi i Shqipërisë seancën e kësaj të enjteje e ka nisur me një minutë heshtje ndaj viktimave që humbën jetën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

 

Në seancën e sotme pritet të zgjidhet edhe kryeprokurori, ku në garë për këtë post janë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, dhe dy prokurorët Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj.

 

Fituesi duhet të marrë të paktën 84 vota (3/5) përndryshe emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjithashtu parlamenti do do të votojë rezolutën anti-ruse për financimin e partive politike gjatë periudhës së zgjedhjeve.

 

Në fjalën e tij kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se ka ardhur koha për një vetting të thellë për të vlerësuar aftësitë dhe lejet për të ndërtuar.

 

E ndërsa i bëri apel opozitës jashtë parlamentare që të bashkohen përballë kësaj fatkeqësie, ai tha se u ka kërkuar të gjithë homologëve të tij europiane, por edhe nga SHBA deri në Japoni mbështetje financiare për të rindërtuar zonat e prekura nga tërmeti.

 

“Do të vlerësoja përgjegjësinë, masat dhe inpenjimin e qeverisë si dhe për parapërgatitjet dhe përgatitjet për t’u dhënë zgjidhje problemeve. Unë do të falenderoja të gjitha palët, përfshirë edhe opozitën parlamentare dhe jo parlamentare që dhanë shenjat duke vendosur para interesat e qytetarëve. Të vijohet me një bashkëpunim të plotë politik. U bëj thirrje palëve që të ndjemë apelin e familjeve të viktimave, të lënduarve dhe atyre që mbetën pa strehë dhe të bashkëpunojmë për t’u lehtësuar dhimbjen atyre. 26 nëntori duhet të na zgjojë si dicka që nuk e kemi bërë mirë. Legjislacioni mbi ndërtimet, ujërat, fatkeqësitë natyrore nuk është e përsosur. Mbi mjaft cështje kemi mjaft probleme. Instrumetet që përdoren për të zbatuar ligjet që kemi miratuar. Tërmeti na vërtetoi se kemi nevojë për një vetting të thellë për të vlerësuar aftësitë dhe lejet për të ndërtuar. Kuvendi duhet të marrë detyrën për rishikimin e ligjeve, të thërrasin ekspertët tanë dhe nga bota. Të rrisim shkallën e kapacitetit mbrojtës ndaj fatkeqësive natyrore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *