Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë...

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

Alarm për lëndë plasëse në një furgon në Vlorë,...

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në...

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 21 persona, dy të...

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/ Mesazhet tronditëse...

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri, arrestohet 65-vjeçari

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni i Mynihut...

Kuvendi nesër në seancë plenare, PD bojkoton: Do mblidhet me agjendë personale të Ramës dhe Peleshit!

16 Mars 18:05

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme plenare, të thirrur jashtë radhe, por pa projekt-ligje në rend të ditës.

Në fund të mbledhjes së grupit të deputetëve demokratë, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi thotë se kjo nuk është një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht.

Bardhi shprehet se opozita refuzon të marrë pjesë në këtë seancë, në të cilën nuk do të diskutohet asnjë projektligj, por në rend dite ka vetëm miratimin e një procesverbali dhe njoftime. Për Bardhin, një “parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë”.

Reagim i kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj (e enjte) dhe me Rend Dite: miratim procesverbali dhe njoftime.

Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit.

Një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë. Një dyqan personal që nuk i shërben interesit publik.

Në vend që Parlamenti të merret me problemet reale të qytetarëve dhe të ushtrojë kontroll mbi qeverinë, ai është kthyer në një instrument antidemokratik në shërbim të Kryeministrit, duke penguar drejtësinë në hetimin e korrupsionit dhe duke u shndërruar në një pengesë serioze për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për këtë arsye, opozita refuzon të bëhet pjesë e kësaj fasade parlamentare nesër dhe zgjedh të jetë aty ku duhet të jetë çdo opozitë e përgjegjshme: pranë qytetarëve.

Prioriteti ynë këtë javë mbetet takimi me qytetarët në të gjithë vendin dhe mobilizimi për protestën e 22 marsit. Sepse problemi real i Shqipërisë sot është një qeveri që është kthyer në rrezik kombëtar. Prandaj opozita është e vendosur të qëndrojë me qytetarët dhe të udhëheqë betejën për ndryshim, luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, si dhe një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Bojkot Kuvendi PD

Nga e njëjta kategori

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit me magnitudë 7.7

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri tani

më shumë...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë “Meta” për dëmtimin e të rinjve

më shumë...

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:15

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë...

10:06

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:56

Situata e zjarreve në vend, ja si...

9:51

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete...

9:42

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi...

9:28

Alarm për lëndë plasëse në një furgon...

9:19

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

8:50

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të...

8:32

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 21 persona,...

8:29

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/...

8:16

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri,...

8:05

Kurti dhe Abdixhiku “rishtrëngojnë duart”, flasin për...

8:00

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni...

7:55

NATO në alarm? Trupat zhvillojnë stërvitje në...

7:33

Barcelona godet në merkato, siguron yllin e...

7:27

Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari...

7:07

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë,...

7:04

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar...

7:03

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Greqi

6:51

Ndërhyn helikopteri i AKMC në Bruç, vihet...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.