E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme, votohen organet e vetingut

Kryeparlamentari Ilir Meta mbledh sërish kuvendin pasditen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme ku do të votohen anëtarët e komisionit të dytë që do përzgjedhë organet e vetingut.

 

në seancë do të diskutohet dhe miratohet krijimi i dy komisioneve me 12 dhe 6 anëtarë.

 

Reklamë

Komisionet përbëhen respektivisht nga 12 anëtarë, 6 të propozuar mazhoranca dhe 6 opozita. Si dhe komisioni me 6 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita.

 

Ndërkohë parlamenti do të mblidhet sërish më 19 prill për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë