E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kuvendi nderon viktimat e tërmetit/ Ruçi: Ecim përpara me rindërtimin

Parlamenti është rimbledhur në seancë plenare për herë të parë pas forcimit të masave kundër Covid-19, duke përkujtuar pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit të një viti më parë.

 

“Në shenjë dhimbjeje e respekti për 51 qytetarët që humbën jetën nga tërmeti, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje. Pushofshin në paqe!”

 

Reklamë

Në emër të shumicës qeverisëse kryeparlamentari Ruçi premtoi se procesi i rindërtimit do të shkojë deri në fund pavarësisht situatës së vështirë të krijuar si pasojë e pandemisë.

 

 

GRAMOZ RUÇI

KRYETAR I PARLAMENTIT

 

“Përpjekjet tona për rikthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre të rindërtuara apo të reja, nuk u ndalën dhe nuk do te ndalen, nga pandemia e Covid-19, e cila shpërtheu në kulmin e rindërtimit.”

 

Për pandeminë e koronavirusit nga foltorja e parlamentit ministrja e shëndetësisë Manastirliu u beri thirrje qytetareve të mos dëgjojnë akuzat e opozitës pasi spitalet i kanë të gjitha kapacitetet.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

“U them qytetarëve mos ejani vonë në spitale, mos dëgjon ata që thonë se s’ka shtretër se bëjnë për ju por për hallin e pushteti të tyre, ata e kishin në dorë shëndetësinë dhe s’bënë asgjë për ju.”

 

Manastirliu ka theksuar se një ditë më parë në Shqipëri ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vaksina për gripin ndërkohë që nga ana tjetër janë paguar tashmë 3.9 milionë euro për vaksinën anticovid .

Vazhdo të lexosh

Reklamë