E mërkurë, 23 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 17:20 Në vijim ora 17:20: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kuvendi mocion debati kundër vendimit të Metës për anulimin e zgjedhjeve

Parlamenti në seancën e sotme plenare do të zhvillojë mocion debati për shkeljet kushtetuese të presidentit meta në lidhje me anullimin e datës së zgjedhjeve lokale.

 

Debati  është kërkuar nga socialistët për të hedhur poshtë vendimin e presidentit, do të zgjasë 5 orë, nga të cilat mazhoranca do të ketë në dispozicion 170 minuta ndërsa opozita bashkë me deputetët e pavarur 130 minuta.

 

Në kërkesën e mocionit firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë