E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kuvendi miraton projektbuxhetin për vitin 2022

Me 76 vota pro e 52 kundër, qeveria Rama miratoi buxhetin e parë të mandatit të tretë.

 

Seanca zgjati dy ditë, dhe diskutimi më i ashper ishte mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Basha.

 

Reklamë

Por pjesa kryesore e debatit mes dy politikanëve nuk ishte buxheti dhe paketa fiskale, por replikat për komunikimin apo sjelljen, ku nuk munguan batutat për takimin mes tyre në 17 maj 2017.

 

“The që mjafton ti kesh qëndruar këtij në një rreze 50 cm për ta kuptuar se sa i dhunshëm është. Po ti ke qëndruar me mua, o Lulzim nja 6 orë me atë rreze. Të kam dhunuar unë gjë ty? Kemi qenë bashkë 6 orë. Kemi kaluar shumë mirë, apo jo? Cfarë të bëra unë ty? Meqë ti qenke njeriu që e di që kush rri afër meje 50 cm dhunohet. Tani, o unë ty te kam dhunuar kur kemi qenë bashkë dhe ti duhet ta thuash këtu që të ndahet përfundimisht ky popull nga një dhunues si puna ime, se nuk mund të jesh një i dhunuar që hesht”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë