E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kuvendi miraton kërkesën e PD, shtyhet puna e komisionit “Tahiri”

Parlamenti miratoi kërkesën e PD për shtyrjen e afatit të punimeve të komisionit hetimor “Tahiri”.

 

Vetë mazhoranca miratoi me 72 vota pro këtë kërkesë, cka do të thotë se puna e komisionit hetimor për ish ministrin e brendshëm do të vijojë edhe për 3 muaj të tjerë.

 

Reklamë

Kreu i Kuvendit Ruci mes të tjerash pohoi se është e patolerueshme që një komision hetimor të mblidhet vetëm 4 herë në 6 muaj pune.

 

Një ditë më parë PD akuzonte ministrin Xhafaj dhe drejtorin e policisë Veliu se kishin penguar punën e komisionit hetimor duke qënë se nuk kishin dhënë asnjë informacion për hetimet ndaj Saimir Tahirit.

Më shumë video

Reklamë