Subscribe

Parlamenti do te mblidhet pasditen e se martës per te nisur procedurat për ngritjen e organeve te vetingut. Kryetari i kuvendit Ilir Meta ka njoftuar mbledhjen e seancës plenare ne datën 11 prill me dy pika ne rendin e ditës; miratimi i një projektvendimi ne lidhje me procedurat, mbi te cilat do te funksionojnë komisionet parlamentare dhe ngritja e komisionit te pare qe do te beje vlerësimin e kandidateve per vetingun. Per ketë arsye kryetari i parlamentit iu është drejtuar me nje letër edhe krerëve te grupeve parlamentare.

 

 “Ju lutem brenda datës 11 prill 2017 , ora 16 dërgoni propozimet tuaja për përbërjen e komisionit parlamentar ad hoc per verifikimin e kandidateve. Ky komision përbehet nga 6 anëtare, te ndare ne mënyre te barabarte midis shumicës dhe pakicës parlamentare.”

 

Por opozita e cila prej 50 ditësh ka bojkotuar parlamentin, rikonfirmon se nuk do te çoje asnjë emër per Komisionin e Posaçëm, duke e futur kështu ne ngërç procesin e përzgjedhjes se anëtareve te organeve te vetingut, i cili është ndërtuar mbi bazën e barazisë mes maxhorances dhe opozitës.

 

Nje dite me pare Avokati i Popullit dorëzoi ne parlament 3 listat per kandidatet e vetingut, dhe sipas rekomandimeve te Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit 67 aplikante plotësojnë kriteret ligjore per 27 vendet vakante ne organet qe do bëjnë vetingun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *