Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare.

 

Sipas rendit të ditës, bërë publike në faqen e Kuvendit, pritet diskutimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për rregullat specifike te zbatimit të asistencës financiare të BE-së.

 

Më pas do të diskutohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe terrorizmit.

 

Projektligji tjetër që do të diskutohet ka të bëjë me shkëmbimin e informacionit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e Irlandës për qëllime të lidhura me migracionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *