Politikë
Kuvendi mban 1 minutë heshtje për mësuesen nga Korça

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në mes të replikës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për vettingun në politikë u ka kërkuar kolegëve të mbanin një minutë heshtje për mësuesen nga Devolli, Luiza Dule
“Për t’u kthyer tek shqiptarët, unë do të doja ta ndërprisja sado pak fjalën time dhe t’i kërkoja Kuvendit të mbanim një minutë heshtje për mësuesen e nderuar Luiza Dule, që sot nuk jeton më por që humbi jetën duke shkuar për të kryer detyrën më të shenjtë, atë të mësuesit”.
Mësuesja 48 vjeçare humbi jetën dy ditë më parë teksa shkonte për në punë në një fshat malor të quajtur Arrës, pasi fuoristrada u përmbys.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




