E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kuvendi i Kosovës diskuton arrestimet

Pas orëve të zgjatura të debatit, Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar disa rekomandime për formimin e një Komisioni hetimor parlamentar për zbardhjen e operacionit të arrestimit dhe deportimit të 6 shtetasve turq. Grupet parlamentare në Kuvend, do të dërgojnë brenda tre ditësh në Kryesinë e Kuvendit emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë komision. Kuvendi ka mandatuar Komisionin Hetimor që lidhur me rastin, të shqyrtojë përputhshmërinë e procedurave të ndjekura me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Seancën e jashtëzakonshme lidhur me operacionin për arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq për në Turqi e ka iniciuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdulllah Hoti, ka akuzuar presidentin Thaçi si fajtor për ngjarjen.

 

Ndërkohë, Memli Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës tha se askush nuk mund të rrijë indiferent ndaj mënyrës se si është zhvilluar aksioni i arrestimit dhe deportimit të këtyre qytetarëve nga Turqia. Në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Glauk Konjufca, ka thënë se arrestimi i shtetasve turq që kanë pasur leje qëndrimi, ka shpërfaqur të gjitha defektet e pushtetit në Kosovë. Arrestimi dhe deportimi i tyre, sipas Konjufcës do të ketë pasoja për Kosovën.

 

Reklamë

Theksi i diskutimeve në seancën e jashtëzakonshme u përqendrua në mosrespektimin e ligjit, procedurave dhe mungesën e koordinimit institucional.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë