E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kuvendi i Maqedonisë, Xhaferri përplaset me deputetët e VMRO-së

 

Kuvendi i Maqedonisë është përfshirë sërish nga tensionet. Gjatë seancës së dytë për zgjedhjen e zëvendës ministrave të qeverisë së re, deputetët e VMRO-së kanë tentuar të zvarrisin procesin.

 

Kreu i parlamentit Talat Xhaferi, ka kërkuar ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për të larguar nga foltorja deputetin Vllatko Gjorçev.

Reklamë

 

Ligjvënësi i VMRO-së mori fjalën në foltore pa miratimin e Xhaferit, gjë e cila e detyroi kryeparlamentarin të thërrasë sigurimin për ta larguar me forcë.

 

Sigurimi nuk i është bindur urdhrit të Xhaferrit, ndërsa deputetë të tjerë të VMRO-së bllokuan foltoren. Ndërhyrja e tyre e detyroi kryeparlamentarin të ndërpresë seancën për 10 minuta.

 

Pika për zgjedhjen e zëvendës ministrave të qeverisë së re në Maqedoni u vendos dje në fund të rendit të ditës, me kërkesë të deputetit të VMRO-së Ilija Dimovskit.

 

Kjo i krijon mundësinë opozitës të shtyjnë seancën për kompletimin e kabinetit qeveritar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë