Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 July 2026
Vizion fokus

“Zonat malore s’mund të mbeten pas”, Koçiu: U hodh...

VIDEO/ Pamje të rralla nga Australia, filmohet për herë...

Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton 15...

Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do të dërgojë...

PD çon në Kushtetuese ligjin e marrëveshjes me SHBA,...

Tetë të vdekur nga bombardimet ruse në Ukrainë, mes...

SHBA-ja godet Iranin pas sulmit në bazën ushtarake në...

DETAJE/ Shpërthimi i bombolës së gazit i mori jetën...

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga Gjermania në...

Dita e 60-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton dorëheqjen e Zaevit

23 Dhjetor 16:59

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të enjten dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, gjë që është pritur me duartrokitje nga VMRO DPMNE-ja opozitare.

 

Dorëheqja e kreut të Qeverisë është konstatuar pa debat në seancën e Kuvendit, pasi këtë e ka kërkuar Zaevi në arsyetimin me shkrim të dorëheqjes. Zaev, dorëheqjen nga Qeveria, e ka paralajmëruar më 31 tetor, pas disfatës së thellë të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) në zgjedhjet lokale.

 

Ai ka marrë përgjegjësinë për humbjen nga VMRO DPMNE-ja duke dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi i partisë.

 

“Dëshiroj të jap shembull për të njohur vendimet e virtytshme kur është e nevojshme dhe për të dhënë një kontribut tjetër në forcimin e kapaciteteve demokratike të popullit, por edhe liderëve të ardhshëm që të jenë të vetëdijshëm për detyrën e tyre qytetare kur kujdesen për vendin e tyre”, ka shkruar Zaev në arsyetimin e aktit të dorëheqjes.

 

Pas konstatimit të dorëheqjes, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka njoftuar presidentin, Stevo Pendarovski, i cili në afat prej dhjetë ditëve duhet të caktojë mandatarin e ri për kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

 

Ai do të jetë, Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Social -Demokrate, pasi paraprakisht ka njoftuar se ka shumicën parlamentare në Kuvend. Pjesë e Qeverisë së re, përveç LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, do të jetë edhe partia Alternativa, e cila zëvendëson Lëvizjen Besa, që pas zgjedhjeve lokale u largua nga Qeveria.

 

Shumica e re parlamentare ka 64 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Mandatari, sipas kushtetutës, brenda 20 ditëve duhet të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re qeveritare, e cila votohet me 61 vota të deputetëve. Qeveria e re, bazuar në afatet kushtetuese, duhet të zgjidhet më së voni deri nga mesi i muajit janar të vitit 2022./R.E.L

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
doreheqje Kuvend miratim Zaev

Nga e njëjta kategori

“Zonat malore s’mund të mbeten pas”, Koçiu: U hodh baltë mbi “Paketën e Maleve”, shtysë për zhvillimin lokal

më shumë...

I shpërtheu lënda plasëse teksa po peshkonte, humb jetën 65-vjeçari në Himarë

më shumë...

Tragjedia në Postribë, Shkodra i jep sot lamtumirën nënës dhe dy fëmijëve që humbën jetën nga zjarri

më shumë...

Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton 15 shtatorin për rishqyrtimin e masës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:17

“Zonat malore s’mund të mbeten pas”, Koçiu:...

12:04

Data 3 do të jetë shumë e...

11:44

I shpërtheu lënda plasëse teksa po peshkonte,...

11:27

VIDEO/ Pamje të rralla nga Australia, filmohet...

11:21

Lezhë/ Arrestohen dy persona për grabitje, 26-vjeçari...

11:14

Tragjedia në Postribë, Shkodra i jep sot...

10:57

Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë...

10:48

Turisti polak bllokohet në malin e Çikës,...

10:40

Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do...

10:35

Shqipëria drejt krijimit të Institutit Kombëtar të...

10:31

PD çon në Kushtetuese ligjin e marrëveshjes...

9:58

Eklipsi diellor i 12 gushtit, ku mund...

9:58

Policia “luftë” skafeve dhe jet-ski, gjoba deri...

9:39

Tetë të vdekur nga bombardimet ruse në...

9:36

SHBA-ja godet Iranin pas sulmit në bazën...

8:45

DETAJE/ Shpërthimi i bombolës së gazit i...

8:34

“Në dashuri shmangni debatet e kota”, parashikimi...

8:20

I nxehti pushton Shqipërinë, ja sa do...

10:45

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga...

10:30

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz në Mars “ndez” teo...
  • Mali i Zi njeh me ligj pushimin për gratë dhe vajzat gjatë d...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.