E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kuvendi i Kosovës voton rezolutën për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile rezolutës së PSD-së për dialogun me Serbinë. Me 61 deputetë në sallë, me 59 vota pro, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi i Kosovës i tha po rezolutës për dialog.

 

Dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje nuk morën pjesë në seancë.  Emrat e delegacionit shtetëror për dialogim: Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj pritet të jenë kryesues të këtij delegacioni.

 

Reklamë

Ndërkaq, anëtarë sipas kësaj rezolute do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile.

 

Përveç kësaj, janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në që e kanë bojkotuar këtë seancë , ndërsa Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu janë emrat që do të zëvendësojnë këta në pritje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë