Ka përfunduar pa sukses edhe përpjekja e dhjetë e deputetëve për konsituimin e Kuvendit të Kosovës duke e thelluar më tej ngërcin institucional në vend.
Ligjvënësit refuzuan sërish formimin e një komisioni për votim të fshehtë të propozuar nga partia e parë Vetëvendosje, për të zgjedhur kryetarin e ri.
Lexo edhe :
Related Posts
Seanca e rradhës do të mbahet të hënën.
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, pas dështimit të seancës akuzoi partitë e tjera për bllokim të qëllimshëm të procesit.
Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Vetëvendosje po tenton të mbajë pushtetin me çdo kusht.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përsëriti qëndrimin se ndryshimi i mënyrës së votimit, është jokushtetues.
Seanca konstituive e legjislaturës ka nisur më 15 prill dhe deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e
Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit e cila kërkon të paktën 61 vota./vizionplus.tv






