E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kuvendi i Kosovës ndodhet në ngërç

Një ditë përpara takimit në Bruksel mes presidentëve Thaçi e Vuçiç për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, kuvendi i Kosovës ende nuk ka miratuar grupin negociator i cili do të përfaqësojë Kosovën në këtë takim.

 

Sot pritet të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e kuvendit në lidhje me miratimin e ekipit negociator të qeverisë të kryesuar nga Fatmir Limaj.

 

Reklamë

Gjithashtu pritet të zhvillohet dhe séance e thirrur nga opozita për të kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë.

 

Seancat janë shtyrë disa here si pasojë e mungesës së numrave si nga ana e partive në pushtet, ashtu edhe nga ato opozitare. Të dyja seancat kanë dështuar për mungesë të kuorumit të nevojshëm.

Numri i nevojshëm i deputetëve është 61 por në salle kanë qenë të pranishëm vetëm 58 deputetë.

 

Më herët presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se në takimin në Bruksel me homologun e tij serb nuk do të diskutohet ndarje e Kosovës, as shkëmbim të territorit dhe nuk do të ketë republikë serbe në Kosovë.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë