E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Kosova

Kuvendi i Kosovës miraton Ligjin për pagat

Kuvendi i Kosovës me 63 vota pro dhe një abstenim ka miratuar Ligjin për pagat në sektorin publik.

 

Kryetari i Komisionit për administratë publike, qeverisje lokale dhe media, Nait Hasani, gjatë paraqitjes së rekomandimeve të këtij komisioni, lidhur me Ligjin për pagat, tha se ky ligj ofron nivelizim të pagave në sektorin publik.

 

Reklamë

“Mendoj e se me këtë projektligji dhe listën që është e bashkëngjitur, ne ja kemi arritur qëllimit që të paktën t’i nevilizojmë, t’i japim meritat secilit ku e ka dhe t’i japim atyre që duhet dhe të vlerësojmë edhe institucionet e shtetit për mbrojtje e siguri. Të gjitha institucionet e kanë vendin e merituar për punën që e bëjnë, prandaj për punën e njëjtë, paga e njëjtë. Ky ligj i siguron të gjithë atë në formën në të cilën janë miratuar amendamentet nga komisioni. Çdo ndryshimi i amendamenteve ose çdo votim kundër e çrregullon ketë sistem dhe parë do ta kemi një gjendje me të keqe se sa që e kemi pasur deri tash”.

 

Miratimi i ligjit është përshëndetur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili është shprehur se me miratimin e Ligjit për pagat, do të përfitojnë 70 për qind e punonjësve të sektorit publik, që sipas tij, “po e përjetojnë rritjen më të madhe të pagave të tyre”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë