E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kuvendi i Kosovës mblidhet për dialogun Prishtinë-Beograd

Kuvendi i Kosovës diskuton në një seancë të jashtëzakonshme për draft marrëveshjen e përgatitur nga qeveria mbi vijimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Edhe pse ishte parashikuar që seanca të niste në orën 10, ligjvënësit nuk janë mbledhur ende.

 

Në rendin e ditës do të jetë vetëm një pikë: “diskutim mbi dokumentin e përgatitur nga qeveria. Opozita ka deklaruar me herët se drafti i kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk i reflekton kërkesat e saj, e për këtë arsye do ta kundërshtojnë atë.

 

Nga ana tjetër, kryeparlamentari Kadri Veseli ka ftuar në një takim presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe ekipin negociator.

Më shumë video

Reklamë