Kuvendi i Kosovës zhvillon sot një seancë të jashtëzakonshme ku në qëndër të vëmëndjes janë bisedimet me Serbinë dhe në mënyrë të veçante propozimin e fundit të presidentit Thaci për korrigjim të kufijve mes dy vendeve dhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën.

 

Debati do të ndahet në dy pjesë, teksa në në fillim do të ketë një diskutim dhe debat në sallë lidhur me ekipin negociator dhe më pas do të diskutohet për thelbin e çështjes,  mundësine që korrigjimi i kufijve dhe Lugina e Preshevës të përfshihet ne raundin e radhës të bisedimeve mes delegacioneve të dy vendeve.

 

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme u bë nga forcat politike opozitare të cilat janë shprehur kundër qëndrimeve të fundit të forta të Thacit për korrigjim kufijsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *