Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Kuvendi i hapi rrugën arrestimit të Berishës, nga kërkesa e SPAK te votimi në seancë: Çfarë ndodh tani

19 Dhjetor 12:58

Në një mbledhje maratonë, prej më shumë se 4 orësh, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit vendosi këtë të hënë me 6 vota pro, miratimin e kërkesës së SPAK për t’i dhënë leje për arrestimin e Sali Berishës.

Pas 5 votave të socialistëve dhe 1 e Enkelejd Alibeajt, kjo kërkesë do të kalojë për votim ditën e enjte në Kuvend, ku do të jetë edhe akti i fundit në këtë institucion për ashpërsimin e masës së sigurisë së Berishës, nga detyrim paraqitje në arrest me burg ose arrest shtëpie.

Lexo edhe :

Related Posts

Alibeaj jep votën pro heqjes së imunitetit të Berishës, Çuçi: Mbështesim çdo kërkesë të Prokurorisë së Posaçme
Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha thirrje demokratëve: Të vazhdojmë mosbindjen civile deri në përmbysjen e regjimit
SPAK kërkon edhe arrest me burg për Berishën, Kraja jep detaje në Këshillin e Mandateve

Për raportin që doli nga Këshilli që autorizon Kuvendin të lejojë arrestimin e ish-kryeministrit, duhen të paktën 71 vota. Mazhoranca qeverisëse i ka e vetme këto vota, pasi në zgjedhjet e fundit të 25 prillit 2021 arriti të siguronte 74 mandate.

Tashmë, duket se SPAK e ka rrugën e hapur për t’iu drejtuar GJKKO-së për të caktuar njërën nga masat e sigurisë, atë të arrestit me burg apo të arrestit në shtëpi.

Ndonëse për shkak të moshës, Berisha mund të përjashtohet nga arresti me burg, prokurori i çështjes Arben Kraja bëri të ditur në mbledhjen e Këshillit se gjykatës do i drejtohen për të dyja masat e më pas do të jetë në dorën e kësaj të fundit se çfarë do të vendosë.

Gjykata duhet ta shqyrtojë brenda 5 ditësh nga e premtja.

Berisha akuzohet për favorizim të familjarëve të tij në privatizimin e ish-kompleksit Partizani, gjatë kohës që ai ka qenë në qeveri. Padia kundër Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi u depozitua disa vite më parë nga Taulant Balla.

Për Malltezin, pas qëndrimit në qeli, gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Berisha Kuvendi SPAK

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeçari

më shumë...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

më shumë...

Motori përplaset me një kamion në aksin Gjirokastër-Kakavijë, plagoset rëndë 34-vjeçari! Transportohet me helikopter drejt Tiranës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.