E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kuvendi e anuloi, PD kërkesë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve (Dokumenti)

Pak minuta pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Alqi Bllako, Partia Demokratike i ka dërguar Kuvendit një kërkesë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

 

Por, mbledhja e Këshillit, i cili ishte parashikuar të zhvillohej sot në 18:00, u anulua, pas Bllako e ka dorëzuar vetë mandatin e deputetit me anë të një shkresë që e ka nisur me postë drejt godinës së Kuvendit.

 

Reklamë

Deputetët demokratë që kanë firmosur janë Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Saimir Korreshi dhe Enkelejd Alibeaj.

Më shumë video

Reklamë