E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kuvendi 27 dështime radhazi, partitë në Kosovë presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Plot 27 herë kanë dështuar deputetët e Kosovës për të konsitutuar Kuvendin.

Edhe seanca e rradhës që u mbajt këtë të enjte, katër muaj pas zgjedhjeve, nuk pati sukses.

Reklamë

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe refuzuan votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit ndërsa seancat janë kthyer në proces rutinë vetëm për të qenë brenda afateve ligjore.

Palët janë në pritje të opinionit të Gjykatës Kushtetuese mbi votimin e fshehtë ndërsa “Vetëvendosje” është shprehur e bindur që i plotëson numrat nëse votimi bëhet përmes kësaj metode.

Senaca e rradhës do mbahet në 7 maj./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë