Pas mbledhjes së kryesisë së degës Korçë, deputeti demokrat, Ervin Salianji u shpreh se do të ketë vetëm një Kuvend, ai i datës 18 dhjetor, që, sipas tij, do t’i japë mundësi bashkimit të PD-së.

 

Për Salianjin, 100% e anëtarëve të këshillit kombëtar të zgjedhur në qarkun e Korçës janë në mbështetje të PD dhe të Kuvendit në datën 18 dhjetor.

 

Fjala e Salianjit:

Siç ju thashë PD ka vetëm një kuvend. Ato nuk janë si dasmat që gjithsecili mund të ftojë atë që do dhe  në datën që do. Kuvendi  përcaktohet sipas një proçedure të caktuar, sipas një rrjedhe të caktuar proçeduriale në zbatim të statutit dhe rregullave që e mbajnë një parti të bashkuar dhe kuvend ka vetëm në datën 18. Mitingjet apo çdo formë tjetër kanë të gjitha partitë politike por nuk përbën asnjë element të Kuvendit. Sic ju thashë edhe më përpara, janë pothuajse të gjithë në unison dhe  në mbështetje  të PD dhe të gjitha shifrat e tjera që jepen janë tollovi për të çoroditur dynjanë dhe janë aspak të vërteta. Një pjesë janë, për fat të keq jo vetëm të marra në një proçes joserioz, por një pjesë edhe të fallsifikuara, kështu që nuk ka firma dhe nuk ka kuvend tjetër përveç datës 18 Dhjetor. Data 18 për cilindo që pretendon se ka mbështetje janë delegatët e çertifikuar me emra dhe mbiemra janë me kartën e delegatit të cilën do ta kenë në dispozicion nga PD do të jenë me mandate të verifikuara dhe gjithsecili mund ta tregojë mbështetjen në dt 18. Prandaj dt 18 është është një përpjekje për të qenë bashkë dhe gjithsecili të shprehë mendimin e vet pastaj. Pra, nuk e kuptpj dot këtë që unë dua të bëj miting në datë 11. Patën një mundësi për të depozituar dhe të jepnin edhe arsyet se përse kërkohej, nuk u bë. PD duke parë që nuk u mblodhën dot firmat, kryesia vendosi që ta mbajë kuvendin në dt 18  si datën më të afërt nga momenti që u mblodh për herë të fundit. Dt 18 ishte fundjava më e afërt për ti dhënë mundësi kujtdo për të treguar mbështetjen e vet. Është e jashtëzakonshme që strukturat e PD  por edhe njerzit që janë përballur me fyerje dhe që nuk duam ti nxjerrim në publik se nuk ka njeri që nuk i di që ata janë demokratë, struktura drejtuese e partisë po them. Të cilët kanë bërë beteja me qeverinë dhe kanë dalë përballë krimit dhe represionit qeveritar nuk ka frikë që të shprehin  qëndrimin e tyre, ashtu si edhe neve në këtë mbledhje kishim 4 antarë kryesie që mendonin ndryshe dhe diskutuam me njëri tjetrin dhe vetëm mirë duam të kemi për PD. Kur ka imponime me dhunë apo llogjikë tribale dhe llogjikë pronësore që unë jam pronari, partitë politike nuk kanë pronar. Partitë nuk i zgjidhin çështjet me llogjikën e forcës por me  forcën e llogjikës për të bërë të mundur që PD duke vendosur bazamentin në marrdhëniet me SHBA  të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *