Subscribe

Tre vjet pasi firmosi vendimin e pare të marrjes së pushtetit, e majta ka rikthyer me votat e 63 deputeteve  lejimin e importit të mbetjeve. Nga 94 të përfaqësues që ishin ne kuvend, 4 kanë abstenuar ndërsa 27 të tjerë kanë shprehur votën kundër. Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur pozicionimin e ri te qeverise se tij me argumentin se tashme shteti funksionon e çdo mbetje do te kontrollohet, por per opozitën motivi qe qëndron ne themel te ketij votimi është nje ryshfet prej 4 milion eurosh.

Edi Rama: Nëse tre vjet më parë nuk kishte as dhe një laborator të vetëm për këtë punë, sot ka një laborator të standardeve më të larta europiane, të certifikuar nga Bashkimi Europian. Nëse në vitin 2013, sipas ligjit, mbetjet mund të hynin nga çdo pikë doganore dhe dihet se çfarë ishin pikat doganore në vitin 2013, sot është e qartë në ligj se mbetjet hyjnë vetëm në tre pika, që disponojnë kapacitet të plotë kontrolli.

Sali Berisha: Me sekretarin e përgjithshëm të mafies bëri koleksion plehrash Shqipëri -Itali, shkoi valixhja e pareve prej 4 mln eurosh dhe të tjerat vazhdojnë.

Por kundër lejimit te importit te mbetjeve nuk ishte ne ketë séance vetëm opozita, por edhe socialisti Ben Blushi

Ben Blushi: Duke mos patur asnjë dyshim se të gjithë ata që e votuan kundër këtë ligj përpara tre vitesh, sot do ta votojnë pro, çka i fut ata në katalogun njerëzor të qënieve të pashpresa, unë do të thosha se ata meritojnë një ndëshkim. Dhe në këtë rast ka vetëm një ndëshkim të merituar: Çdo deputeti që voton sot këtë ligj, duhet t’i shkruhet emrin në kazanin e plehrave të lagjes. Sepse ka ardhur koha, që çdo kazan të ketë një emër. Emrin e deputetit që e voton sot këtë ligj.

Dhe si rralle ndonjëherë kryeministri Edi Rama pas fjalimit te paradites është rikthyer pasdite ne seance plenare per te mbrojtur lejimin e importit te mbetjeve,  duke hedhur poshtë akuzat e opozitës per ndikimin e mafies se plehrave.

Edi Rama: Dhe dihet qe mafia nuk punon me qeveritë per te ricikluar letër plastike etj, mafia punon me qeveritë per te ricikluar predha dhe per te vene ne pune fëmije e gra si fatkeqet qe vuri ne pune qeveria jote, ai është bashkëpunimi tipik i mafias. Te marrësh e te ndërtosh fabrika fantazme jashte kontrollit te institucioneve per te ricikluar arme e gjithfarëlloj municionesh. Mafia ben edhe gjera te tjera qe ligji juaj u hapte rruge ne kete fushe.

Ne 10 tetorin e vitit 2013 me 76 vota pro e asnjë kundër e asnjë abstenim maxhoranca miratoi ndalimin e importit te mbetjeve ne Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *