Subscribe

Menjëherë pasi deputetët mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave të sulmeve terroriste ne Bruksel, opozita tentoi te bllokonte seancën. Demokratët mbajtën të njëjtin qëndrim të kushtëzuar me Parlamentin: Deklaruan se Kuvendit do t’i kthehet legjitimiteti, vetëm pasi të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese mandatet e deputetëve socialistë Rakip Suli dhe Valentina Leskaj. Ky bllokim detyroi kreun e Kuvendit Meta, të ndërpresë seancën. Por As kjo pauzë nuk qetësoi gjaknxehtësinë e opozitarëve, që të paktë në numër mbajtën të rrethuar foltoren. Por edhe mazhoranca kishte strategjinë e saj: ndërsa demokratët ishin në këmbë, deputetët e shumicës folën nga vendi për rendin e ditës, duke miratuar tre projektligje. Pas përfundimit të seancës, ish-kryeministri Berisha ashpërsoi tonet. Berisha i beri thirrje presidentit te thërrasë konstitucionalistet për të ashtuquajturin grusht shteti, ndërsa apeloi edhe për miratimin sa me pare të Byrosë se Hetimit. Por nënkryetari i grupit të PS Taulant Balla, tha se pikërisht kjo byro do t’i japë Berishës përgjigjen që meriton. Me gjithë debatet e gjata, palët mbeten ende të ndara mbi mënyrën e funksionimit të Parlamentit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *