Subscribe

Per te dytën here, seanca plenare është mbledhur per miratimin e ligjeve te reformës ne drejtësi dhe serish është përsëritur panorama e 30 gushtit; mazhoranca i ka votat dhe ka theksuar vullnetin per miratimin e 6 ligjeve; opozita nga ana tjetër ka paralajmëruar se do t’i godasë ato ne Gjykatën Kushtetuese.

Edi Rama: Sot axhenda e këtij Kuvendi është vazhdimi me vendosmëri i rrugës për të çuar përpara reformën, do apo nuk do PD, i pëlqen apo nuk i pëlqen PD, voton apo nuk voton PD.

Sali Berisha: Jo vetëm në Gjykatë Kushtetuese do i çoj PD por s’ka forum ndërkombëtar që s’do i çoj.

I vetmi ligj qe demokratet do te votojnë është ligji per strukturën e posaçme anti-korrupsion, por kryeministri Edi Rama ka vene ne dukje se kjo strukture, nuk mund te ngrihet pa Këshillin e Larte Gjyqësor e atë te Prokurorisë, ligj me te cilin PD, nuk është dakord dhe do ta çoje ne Kushtetuese.

Sali Berisha: E votojmë si një institucion jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe unë kam bindjen se votimi i SPAK-ut sot është një votim historik.

Edi Rama: Sa hipokrite dhe se sa djallëzore është vota për SPAK, sepse SPAK-u nuk ka asnjë shans të ngrihet, jo më të funksionojë, nëse të gjithë mekanizmat nuk ngrihen së bashku dhe nuk funksionojë së bashku.

Përplasja me e forte mes dy politikaneve ishte per dërgimin ne Gjykate Kushtetuese te ligjit te vetingut dhe per Ambasadën Amerikane.

Edi Rama: Nuk e morën ligjin e Vetting-ut ta sillnin këtu dhe të thoshin t’i kërkojmë një opinion komisionit të Venecias, por e çuan drejtpërdrejtë aty, ku shpresojnë të gjejnë kasaphanën që iu duhet, thertoren që iu duhet, për të bërë as më shumë dhe as më pak, por për t’i prerë kokën reformës dhe për ta kthyer reformën si ato pulat pa kokë që rrotullohen rreth vetes disa çaste dhe pastaj shtrihen për tokë, gati për t’u ngrënë nga ithtarët e Ballit Kombëtar se kështu janë këta.

Sali Berisha: Ne kemi dërguar ligjin e vettingut në Gjykatë kushtetuese. Ne e kemi dërguar se në nene të tëra ligji tejkalon, shkelmon, anashkalon përcaktimet kushtetuese.

Edi Rama: Vetëm një referendum do të ishte sot i sinqertë, po të propozohej nga PD, referendumi për të ndërprerë procesin e integrimit në BE dhe për të përzënë Ambasadën Amerikane nga Shqipëria.

Sali Berisha: Mund të filloja fjalën time duke ju drejtuar Edvin Kristaq Ramës me fjalët “kazan” apo “zoti kazan” nuk shkon, me fjalët “legen” apo “zoti legen” nuk shkon, ndonëse një kryeministër që merr përsipër të bëhet zëdhënësi i një ambasadori nuk mund të bëhet gjë tjetër veçse ashtu, por unë nuk do t’i them. Unë do t’i them sot, së bashku me ju qytetarë, “shoku Xhemal”.

Gjate seancës plenare, Rama paraqiti nje propozim te ri per mënyrën se si duhen zgjedhur anëtaret jo gjyqtare dhe jo prokurore ne këshillin e larte gjyqësor dhe ate te Prokurorisë, duke ua lënë avokateve dhe pedagogeve filtrimin e kandidaturave, por per opozitën edhe ky propozim eshte i papranueshëm, pasi sipas PD, Kushtetuta parashikon kandidim te lire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *