E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kuvend, debat maratonë për “plehrat”

Importi mbetjeve ka shënuar rastin e pare qe prej momentit kur Partia Demokratike kaloi ne opozite; qe ish-kryeministri Sali Berisha pranon një gabim te qeverisjes se tij 8-vjeçare. Pas Lulzim Bashes edhe Sali Berisha ka deklaruar se vendimi i parlamentit ne shtatorin e 2011 per lejimin e importit te mbetjeve ishte i gabuar; edhe pse te enjten e kaluar kur u miratua importi i mbetjeve ish-kryeministri  nuk foli per gabime te qeverise se tij. Por kryeministri Edi Rama ka argumentuar se lejimi i importit te mbetjeve është i domosdoshëm, duke dhëne garanci se mbetjet e rrezikshme nuk do te hyjnë ne Shqipëri. Debati per importin e mbetjeve ka zgjatur rreth 3 ore e te dy kampet politike nuk i kane kursyer akuzat. Ndërkaq Partia Demokratike depozitoi ne kuvend edhe kërkesën per referendum per çështjen e importit te mbetjeve, duke kërkuar qe ajo te shqyrtohej nga deputet ketë te enjte; por kërkesa u rrezua nga maxhoranca, e cila kërkoi respektimin e rregullores se kuvendit.

 

Më shumë video

Reklamë