E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kutitë e votimit në Lushnjë dorëzohen në reshjet e dendura të shiut

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar pak probleme në dorëzimin e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore në bashkinë e Lushnjes.

 

Lushnja si bashki ka dy KZAZ, ato me Numrin 54 dhe 55.

 

Bashkia e Lushnjes kishte në total rreth 104 mijë votues, e mendohet se numri I zgjedhesve që kanë votuar është 38 mijë.

 

Në përqindje e llogaritur, mendohet që numri i atyre që kanë votuar në Lushnjë është 36.2%.

 

Në garë për Lushnjën janë Eriselda Sefa nga PS, Indrit Sefa nga PD dhe Elton Bano nga “Shtëpia e Lirisë”.

 

Drejtuesi Politik i PS në qarkun Fier, Taulant Balla deklaroi fitoren e Eriselda Sefës nëpërmjet një statusi në facebook pak pas mbylljes së procesit të votimit në orën 19:00.

Vazhdo të lexosh