E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Kushtetuesja vendos pro Skavicës, por i kërkon autoriteteve që të zhvillojnë dëgjesa me banorët

Gjykata Kushtetuese la në fuqi ligjin që përcakton procedurën e veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bektel”, për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”.

Kushtetuesja hodhi poshte kerkesën e 3 shoqatave per shfuqizimin e këtij ligji, duke iu dhene te drejtë vetem për pjesën qe lidhet me informimin e publikut. Kushtetuesja vë në dukje se parlamenti dhe qeveria, para miratimit të ligjit, nuk kanë kryer procese konsultimi me banorët.

Reklamë

Sipas gjyqtarëve ligji ende ndodhet në fazën e parë të zbatimit, ndaj autoritetet shtetërore duhet ta riparojne këtë shkelje dhe të informojne banoret e zones.

Shoqatat që paditën projektin e Skavicës pretenduan se ndërtimi i hidrocentralit do të sjellë përmbytjen dhe zhvendosjen e të paktën 30 fshatrave dhe izolimin e shumë të tjerëve./vizionplus.tv/

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë