Subscribe

Gjykata Kushtetuese ka vendosur te shtyje ne 28 shtator shqyrtimin e padisë se gjyqtareve kundër vetingut, megjithatë ky vendim nuk e pengon nisjen e procesit te skanimit te prokuroreve dhe gjyqtareve.

 

Mësohet se nje pjese e vëzhguesve ndërkombëtare kane mbërritur tashme ne Tirane e kane nisur punën me dosjet e magjistratëve dhe brenda pak ditëve pritet te mbërrijnë te gjithë te përzgjedhurit nga BE dhe SHBA, qe do te asistojnë autoritetet shqiptare për 5 vitet e ardhshme.

 

Zyrtarisht pritet qe vetingu te nise ne muajin shtator  e rivlerësimi do te filloje nga Prokurori i Përgjithshëm, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte e muaji tetor do te shënoje edhe rezultatet e para te vetingut, rezultate qe i nevojiten Shqipërisë ne mënyre qe ne muajin dhjetor, Këshilli Europian te shprehet pozitivisht per hapjen e negociatave.

 

Por vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, nje seance shqyrtimi publike ne 28 shtator krijon gjithsesi paqartësi per vetingun deri ne vendimin përfundimtar te saj.

 

Kjo është e dyta here qe gjyqtaret godasin ne kushtetuese ligjin e vetingut; por kete radhe nenet qe janë ankimuar kane lidhje te drejtpërdrejte me fatin e tyre, siç është e drejta per te dhëne dorëheqje ne çdo moment per te mos iu nënshtruar vetingut.

 

Bashke me ligjin per rivlerësimin e prokuroreve dhe gjyqtareve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kane goditur edhe dy ligjet e tjera te reformës ne drejtësi; ligjin per organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë dhe ligjin per statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *