E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gjykata i thotë JO pezullimit të ligjit të pronave

Pas 6 ore diskutimesh, Gjykata Kushtetuese nuk ka marre ne konsiderate kërkesën e Presidentit te Republikës, Partisë Demokratike, Avokatit te Popullit dhe shoqatave te ish-pronareve per te pezulluar ligjin e ri te pronave. Subjekte ankimuese kërkuan pezullimin me argumentin se ligji bie ndesh me Kushtetutën dhe shkel te drejtat e liritë themelore. Por qeveria e ka mbrojtur ligjin me argumentin se i jep zgjidhje kaosit te pronave, qe ka mbizotëruar prej vitesh ne Shqipëri. Ne thelb, ligji ne fjale ul vlerën e pronës qe kompensohen ish-pronaret. Parashikohet se do te merret për baze vlera e tokës gjate periudhës se komunizmit dhe jo statusi aktual i saj. Ky ka qene argumenti kryesor i kundërshtuar nga palët e interesuara.

Më shumë video

Reklamë