Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkoi heqjen e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli. Opozita pretendonte se deputeti Suli ka përfituar nga tenderat publikë, ndërkohë që ka qene edhe i zgjedhur ne parlament, çka është në kundërshtim me kushtetutën e vendit. Në qëndrimin e saj, opozita ka theksuar se deputeti Suli ka qenë në konflikt të pastër interesi, pasi i biri i tij, ka përfituar fonde publike nëpërmjet dhënies me qera një godine per OSHEE-në. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep fund edhe këtij pretendimi të opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *