E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kushtetuesja rrëzon PD për Butrintin, Gjykata lë në fuqi vendimin për menaxhimin e parkut

Gjykata Kushtetuese la në fuqi marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për zhvillimin.

Kushtetuesja rrëzoi pretendimet e deputetëve demokratë duke vënë në dukje se kjo marrëveshje nuk cenon as identitetin kombëtar dhe as trashëgiminë kulturore.

Reklamë

Sipas Gjykatës pavarësisht se menaxhimi i Butrintit do realizohet nga një fondacion, roli i shtetit mbetet parwsor në raport me Parkun e Butrintit.

2 vite më parë qeveria shqiptare vendosi që menaxhimi të kryhet nga një fondacion i krijuar nga Ministria e Kulturës, për një afat 10-vjeçar.

Ligji u miratua nga kuvendi në maj të vitit 2022, por opozita doli kundër pasi sipas saj nuk mbrohen interesat e Parkut të Butrintit.

Për këtë arsye 36 deputetë të opozitës të drejtuar nga Sali Berisha iu drejtuan gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin si antikushtetues të ligjit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë